Korrupsioni, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Me kë do takohen zyrtarët amerikanë në Tiranë?

Postuar në 19 Maj, 2021 15:18

Tallja e madhe që pamë sot me një deklaratë të DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjaëve të tij, na kujton se politika e ditëve të sotme është asgjë më shumë sesa një ballfaqim force.

Kur SHBA thotë se Sali Berisha nuk hyn në territorin e saj sepse është i korruptuar, ajo ndoshta po harron dhe na merr për leshko, sepse raportet vjetore të të njëjtit institucion, pra DASH, konfirmojnë se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Në të gjitha.

Ndaj është pak e çuditshme sesi një shtet kaq i madh që e ndjen edhe veten të veçantë në radhën e kombeve të ndalojë denoncimin nominal të korrupsionit shqiptar të 4-5 emra. Nëse do të kishim një vend kaq parimo, që na bën raporte nga matanë oqeanit për mënyrën sesi funksionon bota, atëherë nga ky vend nuk duhet të ketë asnjë vizitë zyrtare. Cilin do takojnë këtu zyrtarët amerikanë, ndërkohë që në dosje kanë etiketimin “i korruptuar” për këdo.

Ka diçka kriminale në këtë politikë që shpall përfaqësues të popullit këdo që i leverdis dhe stigmatizon për koniunkturë të tjerë.

Ne e dimë kush është Sali Berisha. Edhe Edi Rama, edhe Ilir Meta. Ndaj për ata që hiqen se shpirtin e kanë në Perëndim, është koha të mos nxjerrin alibi, sepse na u dha mundësia të njohim amerikanët që janë në fakt kampionë vetëm në një gjë: në buzëqeshje. Jemi i disati popull në radhën e popujve që po e provojmë këtë gjellë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ju wan shpirti. Prisni se eshte vetem fillimi. Hahahahaha....

Submitted by genti (not verified) on

si mer sju mori mendje amerika juve se ke do shpall non grata..po fakti qe sali berisha nje nder peshqit e medhenj te kesaj pellgaces ketu i del emri eshte per tu pergezuar jo per te ber moral..kur tu vij radha dhe te tjerve do gezohemi me shume.por ketij i erdhi radha se nuk eshte fleksibel e nuk kupton kur duhet te rrri menjan,sepse ky nxit dhune e nuk mban pergjegjsi.sepse ky ka vrar e ska mbajt pergjegjsi.dhe nese flasim per moral,ne vrasje morali ska me vend.dhe mesa di un i vetmi politikan i akuzuar per vrasje eshte ky personazhi perfaqsus dinjitoz sipas jush i popullit.te tjeret per korrupsion te gjithe,ky vrasje plus..per vrasje e akuzojm ne te brendshmit.keta imperialistet u mjaftojn akuzat qe kane bere...mbrojtja juaj pak e shemtuar.nderkoh mund te vashdoni buzeqeshjen.e keni falas

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.