Izraeli godet shtëpinë e liderit të Hamasit (VIDEO)

Postuar në 16 Maj, 2021 12:15

Shtëpia e liderit të Hamasit, Yehiyeh Sinwar,  është bërë shënjestra e ushtrisë izraelite gjatë natës. Ndërsa luftimet vijojnë në Rripin e Gazës, një zëdhënës i ushtrisë shtetërore hebraike tha se udhëheqësi i lartë i Hamasit ka të ngjarë të fshihet brenda territorit palestinez.

Hamas dhe grupi militant i Xhihadit Islamik kanë raportuar se 20 luftëtarë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, ndërsa Izraeli thotë se shifra reale është shumë më e lartë. Sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite, pamjet e videos më poshtë tregojnë momentin kur goditet nga ajri shtëpia e Sinwar.

Videoja bardh e zi, sipas ushtrisë izraelite, është kapur nga kabina e aeroplanit. Konflikti i riaktivizuar mes Izraelit dhe Palestinës vijon prej një jave dhe deri më tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 145 palestinezëve në Gaza - përfshirë 41 fëmijë dhe 23 gra - dhe tetë viktima nga pala izraelite, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar.

 

Comments

Submitted by W (not verified) on

Izraeli eshte nje shtet terrorist. Eshte fatkeqesi qe tolerohet nga amerika. EU e ka bere te qarte dhe nuk toleron asgje nga keta terroriste, Shqiperia duhet ti bashkohet atij qendrimi.
por ekzistenca e ketij shteti ne mes te shteteve arabe te cilat kurre nuk kane per ta pranuar shume shpejt do shkoje drejt fundit.
mundohen te fshihen pas te shkuares, por jane nje nga reziqet me te medha per momentin ne ate rajon.
Pyesin pse perseritet historia : mesjeta ne spanje, hitleri ne luften e dyte boterore, e treta e verteta thone ....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.