Sindroma e Havanës prek edhe ushtarët amerikanë në Siri

Postuar në 24 Prill, 2021 18:55

Sulmet misterioze ndaj diplomatëve amerikanë në Kubë(sindroma e Havanës), duket se po përsëriten dhe kësaj radhe mes trupave ushtarake të stacionuara në Siri. Politico raporton se SHBA po heton për sinjalizime shqetësuese nga radhët e ushtarëve amerikanë në Siri që kanë raportuar simptoma të ngjashme me gripin, shoqëruar me dëmtime të paqarta nervore.

Sipas medias në fjalë simptomat ngjajnë me ato të verifikuara te diplomatët amerikanë në Kubë mes të cilave zhurma dhe presion në vesh, humbje dëgjimi dhe ekuilibri, lodhje, dhimbje koke dhe në disa raste edhe dëmtime afatgjata në tru.

Raportime të ngjashme u bënë në Kinë dhe Rusi duke çuar në mendimin se është fjala për një sulm të drejtuar përmes energjisë së radiofrekuencës. Sulmi sipas asaj që thuhet kryhet nga pajisje që emetojnë valë radio dhe lazer që provokojnë dëme serioze. Në SHBA ka disa mendime për origjinën e sulmeve që raportohen për herë të parë mes trupave ushtarake. Deri më tani nuk ka një version përfundimtar për autorësinë e sulmeve që duket se përbëjnë diçka të re në serinë e shqetësimeve jo të vogla për sigurinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.