Amerika bëhet gati për ujë me orar

Postuar në 18 Prill, 2021 21:55

Rënia në minimumin historik e nivelit të liqeneve artificiale që furnizojnë miliona amerikanë mund t’i bëjë këta të fundit të përballen me ujin me orar. Banorët që mund të preken të parët nga kjo janë ata të Arizonës dhe Nevadës.

Liqeni Powell dhe Liqeni Mead kanë pësuar rënie të nivelit të ujit për shkak të ndryshimit të klimës.

Si pasojë e kësaj, më pak sasi bore përfundon në lumenj dhe degët e tij dhe temperaturat më të larta nxisin tharjen e tokës dhe bëjnë që më shumë ujë të avullojë.

Për liqenin Mead parashikohet që niveli të bjerë nën 328 metra për herë të parë në qershor 2021. Në këtë pikë, agjencia që menaxhon ujin vë në dijeni, sipas marrëveshjeve të negociuara, shtatë shtete që mbështeten në ujin e lumit Kolorado: Arizona, California, Colorado, Nevada, Neë Mexico, Utah dhe Wyoming.

Zyrtarët e agjencisë së ujit thonë se kanë besim në masat që kanë marrë, duke përfshirë ruajtjen dhe kërkimin e burimeve alternative.

"Studimi, megjithëse i rëndësishëm, nuk është një surprizë. Ai pasqyron ndikimet e motit të thata dhe të ngrohtë përgjatë pellgut të lumit Kolorado këtë vit, si dhe efektet e një thatësire të zgjatur që ka ndikuar në furnizimin me ujë të lumit", citon AP zyrtarë nga Departamenti i Burimeve Ujore të Arizonës dhe Projekti i Arizonës Qendrore.

Në Nevada, agjencia që furnizon me ujë pjesën më të madhe të shtetit ka krijuar rrjedhje për të nxjerrë ujë nga poshtë në Lake Mead ndërsa nivelet e tij bien.

Rënia e nivelit të ujit në Liqenin Mead mund të kërcënojë edhe prodhimin e energjisë elektrike në Digën Hoover, HEC mbi të cilën furnizon me energji miliona klientë në Arizona, California dhe Nevada.

Për t'u përgatitur për një të ardhme me më pak ujë, autoritetet kanë marrë masa prej vitesh. Megjithatë, rënia e nivelit nën minimumin historik do të rrezikojë furnizimin me ujë, pavarësisht tyre.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.