Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit dhe do të jetë i tillë. Asnjë problem për Izraelin, përfshirja ruse në Shqipëri

Postuar në 10 Prill, 2021 22:11

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka dhënë së fundmi një intervistë për MCN Tv, përmes së cilës ka folur për raportet politike mes dy vendeve dhe disa zhvillime ndërkombëtare. Me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Gendler ka deklaruar se hidhet një hap i madh që patjetër do ta kthejë Kosovën në një prioritet të politikës së jashtme izraelite.

I pyetur për një temë disi mediatike, siç është përfshirja e Rusisë në Ballkan, Gendler ka sqaruar se për Izraelin nuk ka asnjë problem për aktivizimin rus në Ballkan, pasi me Rusinë, Tel Avivi ka marrëdhënie shumë të mira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.