A duhet vaksinuar me detyrim stafi mjekësor?

Postuar në 29 Mars, 2021 17:42

Në Itali nuk janë pak ata që refuzojnë vaksinën. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as mjekët. Në Lecce, 200 punonjës të sistemit shëndetësor refuzuan të vaksinohen. Por kjo kategori mund të bëhen kërcënim për të tjerët.

I ngjashëm është rasti i Brindizit, ku 400 kolegë të tyre refuzojnë të vaksinohen. Por ndryshe nga rasti i Lecce-s, në Brindizi, autoritetet shëndetësore kanë vendosur penalitete, raporton "Corriere della Sera".

Ata që nuk vaksinohen do të përballen me leje të detyrueshme, masa disiplinore deri në pezullim nga puna.

Debati i madh që është hapur vë përballë ata që mbrojnë të drejtën për të vendosur vetë për vaksinim ose jo dhe ata që pretendojnë se të parët po vënë në diskutim garancinë që jep vaksina në një situatë të emergjencës sanitare.

Në një situatë si kjo kur reduktimi i stafit mjekësor është më e keqja që mund t’i ndodhë një spitali, dilema është e madhe.

“Lirinë për të mos u vaksinuar nuk mund ta paragjykojmë, por është e papajtueshme me të drejtën e qytetarit për të mos u infektuar. Sipas mendimit tim, kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet duhet të gjejë një punë tjetër”, thotë shefi i ASL në Brindizi, Giuseppe Pasqualone.

Ndërkohë që po diskutohet për një ligj që bën të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid të punonjësve të sistemit shëndetësor, të cilin e kanë propozuar si zgjidhje, të shumtë janë ata që e kundërshtojnë.

Në Itali, si në pjesën më të madhe të Europës, procesi i vaksinimit po avancon me ngërçe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.