Pikëpyetje për AstraZeneca edhe në SHBA

Postuar në 24 Mars, 2021 13:23

Ndërsa EMA i hapi sërish rrugën vaksinimit me AstraZeneca në Europë, një tjetër pengesë del në SHBA për vaksinën e Oksfordit. Të hënën, AstraZeneca publikoi rezultatet e testeve klinike në SHBA, të cilat tregojnë se ajo është 79% efektive në parandalimin e Covid-19, por Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ngriti shqetësimin se këto rezultate mund të jenë të vjetra.

AstraZeneca u kundërpërgjigj me një deklaratë të martën, duke theksuar se një rishikim i rezultateve tregoi se ato ishin të qëndrueshme dhe të dhëna të reja do të bëhen të ditura brenda 48 orësh, raporton France24.

Astra Zeneca është parë si një armë e fortë që do të krijonte epërsi në luftën me SARS-CoV-2, kjo edhe për faktin se është më e lirë dhe nuk kërkon kushte specifike të ruajtjes.   

Por lidhur me të është krijuar një klimë mosbesimi, pasi disa vende të Europës ndalën imunizimin përmes saj pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut te personat që e kishin bërë.

Ndërkohë, probleme kanë dalë edhe në lidhje me një vaksinë tjetër. Pfizer Biontech është pezulluar për momentin në Hong-Kong dhe Macau, ku autoritetet vendase konstatuan probleme me paketimin.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.