Ministri sirian: SHBA po na grabit naftën, kontrollon 90% të rezervave

Postuar në 20 Mars, 2021 13:15

Siria akuzon SHBA-të se po plaçkitin burimet e naftës në vend. Ministri sirian i Naftës dhe Burimeve Minerale, Bassam Tomeh, tha për televizionin al-Ikhbariyah në Siri, se SHBA kontrollon 90 për qind të rezervave të papërpunuara në verilindje të Sirisë të pasur me naftë.

"Amerikanët dhe aleatët e tyre ia kanë vënë syrin naftës siriane dhe cisternave të saj njësoj si piratët", është shprehur ai.

Sipas Tomeh, kostoja e dëmit direkt dhe indirekt në sektorin sirian të naftës arrin në mbi 92 miliardë dollarë.

"Kjo që po ndodh në Siri nuk ka ndodhur në asnjë vend. Nuk po na lënë të shfrytëzojmë burimet tona dhe po ndalojnë mallrat bazë të arrijnë në vendin tonë", tha Tomeh.

Ai citon një shkrim të publikuar në Wall Street Journal, sipas të cilit Izraeli ka vënë në shënjestër anijesh që shkonin për në Siri dhe kryesisht mbanin naftë iraniane.

Sipas shkrimit të botuar më 11 mars, që nga fundi i vitit 2019, Izraeli ka përdorur armë detare, duke përfshirë mina uji, për të goditur anije të cilat ose ishin iraniane, ose mbanin ngarkesa iraniane, ndërsa lëviznin drejt Sirisë në Detin e Kuq dhe në të tjera zona të rajonit.

“Sektori i naftës është vënë në shënjestër kryesisht sepse është burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë siriane. Ne po punojmë për shfrytëzimin e rezervave të naftës në ujërat tona territoriale, por kontratat e kërkimit të naftës janë të shtrenjta dhe kërkojnë kohë”, tha më tejministri sirian i naftës.

Ushtria amerikane ka stacionuar forca dhe pajisje në Sirinë verilindore. Pentagoni e ka motivuar vendosjne e trupave amerikane atje me nevojnë për të parandaluar që fushat e pasura me naftë të bien në duart e terroristëve Daesh. Por ndërkohë, Damasku, thotë se vendosja e trupave amerikane ka për qëllim plaçkitjen e burimeve të Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.