SHBA, dy ligje mund t’u japin shtetësinë miliona emigrantëve të paligjshëm

Postuar në 16 Mars, 2021 13:50

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, pritet të votojë dy ligje të emigracionit, që do t’u hapin rrugën e marrjes së shtetësisë miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë punëtorët e fermave dhe emigrantët e rinj, të njohur si "ëndërrimtarë". Ndërkohë, liderët e Kongresit pritet të diskutojnë planin e plotë të emigracionit të Presidentit Joe Biden dhe hapat e parë proceduralë mund të hidhen të martën. Republikanët po e zhvendosin vëmendjen e tyre në sulmin ndaj Biden për një rritje të re të arritjeve në kufirin SHBA-Meksikë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, tha të dielën se rritja e numrit të fëmijëve migrantë që mbërrinin në kufi ishte një "krizë humanitare" e përkeqësuar nga "sistemi i prishur" i imigracionit kufizues të lënë pas nga ish-Presidenti Donald Trump. Por republikanët kanë hedhur akuza se fluksi në rritje është rezultat i përmbysjes që Biden u ka bërë disa politikave të ashpra të Trump. Njëri prej ligjeve do t’i hapë rrugën shtetësisë për "ëndërrimtarët", ata emigrantë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme pasi kanë hyrë atje që në fëmijëri.

Kjo do të thotë se rreth 4.4 milionë njerëz që jetojnë aktualisht në SHBA të përfitojnë rezidencën e përhershme në SHBA. Ndërsa ligji tjetër do t’u japë mundësinë e shtetësisë rreth 1 milionë fermerëve, që nuk kane ende dokumente qëndrimi në SHBA. Asnjëri prej këtyre ligjeve nuk ia doli të shkonte në Senat kur republikanët kishin shumicën. Tani demokratët kanë ngushtuar kontrollin dhe shpresojnë të gjejnë mbështetje edhe te republikanët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.