Qelepir edhe ca vota/ Qeveria premton: 5 mijë € për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri

Postuar në 15 Mars, 2021 12:57

Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbardhur sot një premtim të ri të atij që po quhet si “Plani i Veprimit” i PS-së për zgjedhjet që po afrojnë.

Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve

ka thënë ministrja.

Bashkë me devizën “Të bëjma Shqipërinë të ardhmen tonë”, ky premtim vendos në qendër të axhendës formale të kësaj shumice, emigracionin. Atë emigracion të cilin e injoroi për 8 vjet, të cilin e provokoi me keqqeverisjen e vet derisa një vend si Franca e artikuloi si arsye për refuzimin e zgjerimit me Shqipërinë të bllokut europian.

Por ky premtim ka brenda edhe elementin elektoral që synon të thithë votat e një pjese të emigracionit në një ballafaqim elektoral ku PS-ja nuk ka se ccfarë të premtojë më brenda vendit. Qeverisja e rikonstruksioneve dhe fasadave, e mikromenaxhimit, ka ezauruar të gjithë arsenalin propagandistik për të mbërritur në fazën që po flet më shumë për opozitën sesa për atë që ka bërë.

Kjo krizë që po shohim është krizë menaxhimi, morali, korrupsioni, por edhe burimesh njerëzore. Stafet që vijnë vërdallë vendimmarrjes politike, vështirë se mund të kenë qenë ndonjëherë më të dobëta, firmat e ekspertëve vështirë se kanë qenë më të vështira për t’u mbrojtur se deri më sot. Ndaj do të shohim në vijim premtime populiste, që befas kujtohen për njerëzit e zakonshëm, që befas duan të thonë se qeveria është zgjuar e po kthen sytë nga hallet e vegjëlisë.

Ne kemi parë vitin e fundit premtime dhe akte për heqjen e taksave për biznesin e vogël, shtim rroge minimale, subvencione e ccdo gjë tjetër. Mundet të kemi të bëjmë vërtet me masa që kanë ndikim, por ajo që sot në nivel komunikimi dhe perceptimi është se këto masa dhe vendime dublohen nga klima e skandaleve dhe arbitraritetit që është e përhapur dhe kudondodhur. Ndaj zonja mundet të thotë ccdo gjë, tashmë pakkush beson. Sigurisht qeveria premton me parimin e qelepirit: qelepir edhe 5 vota më shumë. Dhe me parimin e qelepirit edhe vazhdohet nga krau tjetër, ndaj jemi këtu ku jemi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.