Disa flasin, të tjerë veprojnë. Serbia me 4 vaksina, njoftohet mbërritja e 150 000 dozave të AstraZeneca-s

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:36

Serbia vazhdon të kryesojë radhën e vendeve europiane për vaksinim duke dëshmuar aftësi lobimi shumë të mira në një situatë që duket se paraqet vështirësi të posaçme. Mediat serbe njoftojnë se nesër, dt. 21 shkurt, mbërrijnë në Beograd 150 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca duke e çuar në katër llojet e vaksinave që janë në dispozicion të qytetarëve serbë.

Lidhur me këtë lloj vaksinë, kryeministri i Shqipërisë Rama, ka njoftuar në mars do të vijnë 140 mijë doza në kuadër të CoVax, ndërkohë që ka folur edhe për një “shtet mik që do na dhurojë 360 mijë doza”.

Ka disa që flasin, por ka disa që bëjnë. Ky është dallimi esencial. Por llogjet janë një ndër gatimet më tradicionale në Shqipëri kështu që nuk është çudi të ngopemi edhe kësaj radhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.