SHBA nuk mund të jetë më ndërmjetësja e vetme në konfliktin izraelito-palestinez

Postuar në 07 Shkurt, 2021 23:44

 Donald Trump nuk ka lënë vetëm një SHBA të ndryshme nga ajo që gjeti, por edhe një botë të ndryshme. Manifestimi i drejtpërdrejtë i këtij ndryshimi është edhe roli i SHBA në botë, edhe në ato rajone ku më parë dukej se ajo ishte fuqia diktuese.

Në një intervistë për France24, kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh, ka deklaruar se në situatën e tanishme, SHBA nuk mund të jetë më fuqia e vetme që negocion për paqen në Lindjen e Mesme, por për këtë gjë duhet një përfshirje më e madhe ndërkombëtare. Sipas tij, nuk ka ndonjë shenjë se administrata e re amerikane të ketë synime apo plane që të zhbëjë vendimin e administratës së Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael në Jeruzalem. Dhe kjo është arsyeja, pra rreshtimi i hapur i SHBA që e zhvlerëson edhe formalisht rolin e saj si ndërmjetëse.

Është e qartë se SHBA po nis të përballet qysh tani me problemin e autoritetit dhe kredibilitetit, çka mundet që herët apo vonë të çojë në ndërhyrje të reja ushtarake, ndërkohë që përballja kryesore që po fermentohet është ajo me Kinën në Paqësor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.