Korrieri dhe borizani i sukseseve diplomatike imagjinare

Postuar në 26 Janar, 2021 17:00

Media të ndryshme raportojnë sot se gazeta konservatore greke, “Kathimerini” përmes një opinioni të Stavros Dimas ka hedhur poshtë pretendimet e zërave të ndryshëm se Edi Rama ka luajtur një rol ndërmjetësi në konfliktin turko-grek. Autori vëren se askush nuk i kërkoi Edi Ramës një rol të tillë, se madje nëse Turqia dhe Greqia do kërkonin rol, atë do ta synonin te vende me ndikim dhe se në finale, përralla e ndërmejtësit të paqes është asgjë më shumë se një tullumbace elektorale.

Dimas konfirmon përmes burimeve diplomatike atë që ResPublica shkruajti më herët se z. Rama është një korrier i Turqisë e asgjë më shumë. Jo për ndonjë përfitim real, por si një mbështetës elektoral, që po e shohim edhe me ndërhyrjet direkte të presidentit turk, Erdogan. Çfarë ndodhi pra që kjo fabul nuk eci? Asgjë. Ajo nuk ekzistonte ndonjëherë. Ajo u hodh për të peshkuar budallenjtë në Shqipëri, sepse nëse shohim, z. Rama politikën e vet, diskursin e ka thjeshtuar aq shumë, e ka banalizuar dhe vulgarizuar, duke përfshirë në kartat elektoral edhe njerëz të showbizit, vetëm e vetëm që të bëhet i kuptueshmë për ata që i quan si budallenj. Sepse atyre po do t’ua vjedhë votën, duke u marrë më parë mendjen.

Këtij korrieri i ndihmon patjetër në këto marifete edhe borizani i njohur Baton Haxhiu, që paralajmëronte në mediat televizive se në datë 18 apo 20 janar në Shqipëri do të ndodhte kataklizmoja e dipllomacisë. Një ngjarje e paprecedentë. Çfarë ndodhi? Ja le ta gjejë z. Haxhiu pasi ka kohë deri në zgjedhje edhe për tre tetëmbëdhjeta të tjera. T’i urojmë suksese, ndonëse jemi të bindur se atë nuk e përgënjeshtron kush veç vetes.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.