Kriptovalutat/ Në Rusi pritet lançimi i Sbercoin

Postuar në 25 Janar, 2021 18:53

Banka më e madhe e kredive në Rusi, Sberbank, ka aplikuar te rregullatori kombëtar financiar për të ngritur një platformë blockchain për monedhën e saj digjitale, Sbercoin. Projekti mund të nisë që në pranverë.

Sberbank dërgoi aplikimin për platformën në Bankën Qendrore të Rusisë në fillim të vitit. Kërkesa është bërë në bazë ligjit për pasuritë financiare digjitale, që hyri në fuqi në Rusi më 1 janar.

Sberbank thotë se është teknologjikisht e gatshme të punojë me një monedhë të tillë.

Nëse rregullatori financiar jep miratimin, monedha digjitale do të lançohet në pranverë.

Gjiganti bankar e pati hedhur idenë e lançimit të monedhës digjitale vitin e kaluar.

Në fund të 2020-s është përmendur disa herë mundësia e një ruble digjitale, por planet nuk janë konkretizuar ende.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.