monedha digjitale

Kriptovalutat/ Në Rusi pritet lançimi i Sbercoin

Postuar në 25 Janar, 2021 18:53

Banka më e madhe e kredive në Rusi, Sberbank, ka aplikuar te rregullatori kombëtar financiar për të ngritur një platformë blockchain për monedhën e saj digjitale, Sbercoin. Projekti mund të nisë që në pranverë.

Sberbank dërgoi aplikimin për platformën në Bankën Qendrore të Rusisë në fillim të vitit. Kërkesa është bërë në bazë ligjit për pasuritë financiare digjitale, që hyri në fuqi në Rusi më 1 janar.

Rusia emeton KriptoRublën, monedhën shtetërore digjitale

Postuar në 16 Tetor, 2017 22:19

Rusia do të jetë vendi i parë me monedhën e parë difjitale. Kriptorubla pritet të jetë Kriptomonedha kombëtare e Rusisë e cila do të bazohet mbi softin që përgjigjet për asetet digjitale – blockchain-  por do të gjurmohet nga qeveria. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Komunikacioneve Nikolay Nikifirov dhe raportohet nga agjencia Sputnik. KriptoRubla do të emetohet dhe menaxhohet vetëm nga qeveria ruse, mund të shkëmbehet në çdo kohë me rublën, por nëse poseduesi nuk sqaron burimin e kriptomonedhës do të ngarkohet me 13% taksë.

Subscribe to RSS - monedha digjitale