Ndërron jetë Larry King

Postuar në 23 Janar, 2021 14:20

Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.

King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.

Ai rrjedh nga një familje hebrejsh të Ukrainës dhe u rrit në New York. Një ikonë e vërtetë e televizionit amerikan, ai shfaqej shpesh edhe në filma të ndryshëm, si pjesë e patjetërsueshme ilustruese e kulturës amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.