India nis fushatën më të madhe të madhe të vaksinimit kundër CoVid-19

Postuar në 16 Janar, 2021 13:25

India ka nisur një ndër fushatat  më të mëdha në botë të vaksinimit kundër CoVid-19. Autoritetet parashikojnë vaksinimin e rreth 300 milionë njerëzve, që është thuajse popullsia e gjithë SHBA. Përfitues të kësaj fushate gjigande janë 30 milion doktorë, infermierë dhe të tjerë që janë në vijën e parë pasuar nga 270 milionë të tjerë që ose janë mbi 50 vjeç, ose kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

India ka autorizuar përdorimin e dy vaksinave: një të zhvilluar nga AstraZeneca dhe një tjetër nga prodhuesi lokal, Bharat Biotech. Në numër rastesh, India renditet e dyta pas SHBA dhe për numër vdekjesh, e treta, pas SHBA dhe Brazilit me 152 mijë vdekje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.