Fauci: Varianti britanik i Sars-Cov-2 nuk i ri-infekton ata që janë prekur nga forma të mëhershme të virusit

Postuar në 01 Janar, 2021 01:18

 Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021. Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars-Cov-2. Nga ana e vet mjeku amerikan, ka deklaruar se nga të dhënat e deritanishme, varianti i ri, i ashtuquajtur si varianti britanik nuk i riinfekton personat që e kanë kaluar sëmundjen, pra janë infektuar njëherë me virusin.

Duket se ky mutacion i veçantë e aftëson virusin për transmetimin më të mirë nga personi në person. Megjithatë individët e infektuar me forma të mëhershme të Sars-Cov-2 nuk duket se ri-infektohen me mutacionin e ri. Kjo do të thotë se çdo imunitet i fituar tashmë të mbron ndaj këtij shtami të veçantë

tha Fauci.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.