Bankat amerikane zhvendosin 400 miliardë euro drejt Gjermanisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 14:14

Morgan Stanley parashikon të zhvendosë drejt Gjermanisë  rreth 100 miliardë euro asete. Sipas Bloomberg zhvendosja nga Britania e Madhe mendohet të kryhet në fillim të vitit 2021.

Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve të disa bankave të tjera amerikane si JPMorgan Chase&Co dhe Goldman Sachs Group që po i drejtohen BE-së për shkak të Brexit.

Drejt Gjermanisë po zhvendosen rreth 400 miliardë euro asete deri në fund të vitit duke dhënë kështu goditje për Londrën që konsiderohej qendër financiare e botës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.