Sëmundja e diplomatëve, mediat amerikane vënë gishtin ndaj Rusisë

Postuar në 22 Tetor, 2020 12:58

Sëmundja e diplomatëve dhe zyratrëve të CIA-s në vende të ndryshme të botës, duke se po zbërthehet nga hetuesit amerikanë si një sulm i mirëmenduar nga vende kundërshtare të SHBA. Për ta rikujtuar, sëmundja në fjalë, ende e pashpjeguar se çfarë e shkakton, u njoftua fillimisht nga diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë me simptoma të tilla si dhimbje koke, marrje mendsh, parehati, apo edhe zhurma në vesh.

Shqetësuese u bë veçanërisht situata në Kubë, vend me të cilin SHBA ndan një histori të ndërlikuar dhe që nisi të afrohej pak përpara se të ndodhte një incident i tillë. Autoritetet kubaneze asoohe shprehën gatishmëri të plotë për të ofruar çdo ndihmë, mirëpo nga çdo hetim asgjë nuk doli në dritë.

Së fundmi, dy raporte të reja të publikuara në “New York Times” dhe revistën “GQ” japin një drejtim për atë që është një sulm ndaj shëndetit të zyrtarëve amerikanë.

Ato ngushtojnë qarkun e teorive që shpjegojnë simptomat, por nuk japin një diagonzë përfundimtare dhe e bëjnë këtë duke marrë në konsideratë një rrethanë operative. Sipas një hetimi të CIA-s është zbuluar se në momentin kur nisën të shfaqeshin simptomat, në zonë janë pikasur individë që besohet se punojnë për shërbimet ruse të sigursëi. Një hamendësim që nuk mbështetet në prova.

Sa për llojin e sulmit, mendohet se varianti më i mirë për të dhënë një shpjegim është goditja me mikrovalë, që lënë dëme jo vdekjeprurëse në tru. Dyshimet se kemi të bëjmë me një armë me mikrovalë shtohen nga një rast i vitti 2013, pra 3-4 vjet para incidenteve në Kubë, kur një ish-punonjës i NSA-së, Mike Beck zhvilloi Parkinson në një moshë krejt të pazakontë – 46 vjeç – pas një vizite në një vend të cilësuar armik i SHBA dhe që u vlerësua se dispononte sisteme të tilla.

Edhe një hetim i specializuar i vitit 2018 në SHBA nxori këto përfundime, ndonëse për të kuptuar burimin e sulmit është shumë e vështirë, pasi armë të tilla janë krijuar për të vrarë pa lënë gjurmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.