Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën

Postuar në 28 Gusht, 2020 17:51

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.

Kryeministri Rama ka reaguar me shpejtësi për të sqaruar opinionin se çfarë kuptimi ka deklarata e kryeministrit grek për zgjerimin e 12 milje në detin Jon. Në emër të arsyes dhe ligjit ndërkombëtar, z. Rama po vetëshërbehet me gazetarët e zakonshëm me qëndrime dhe komente që sipas tij do të duhet të davarisnin këtë mjegull që është krijuar pas shprehjes së njohur: iu fal deti grekut.

Publikohen harta ngjethëse që e paraqesin një vijë kufitare mu pranë Himarës, pastaj flitet për tensione mes Turqisë dhe Greqisë, ndërkohë që Shqipëria nuk ka as edhe një ekspert të vetëm që të paktën të shpjegojë se çfarë kuptimi ka kjo që po ndodh. I vetmi që flet për këtë çështje, Ksenofon Krisafi, është duke bërë përgatitje serioze për të ardhmen.

Ajo çfarë po ndodh është asgjë më shumë sesa restua e qëndrimeve të mëparëshme të z. Rama. Dikur në vitin 2009 kur sapo humbi zgjedhjet dhe po bëhej gati për turin “Hap kutitë ose largohu” si dhe “Gjithë fajin e ka Saliu”, z. Rama në cilësinë e kryetarit të PS-së në opozitë autorizoi një ankimim në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes së arritur nga qeveria Berisha me qeverinë greke. E bëri këtë duke mëshuar me propagandën e vet te tradhëtia e Berishës, te shitja e detit që asokohe u tha se na la mangut me 350 km2.

Gjykata i dha të drejtë ankimimit të PS-së, por në çështje të të tilla ka një hapësirë të madhe mes ‘tradhëtisë” që hidhet lart e poshtë si element retorik dhe keqnegociimit, apo negociimit ndryshe. Një parti apo organizatë është serioze kur bashkë me kauzën e vet, sqaron edhe opinionin. Zoti Rama bashkë me organizatën që drejton zgjodhën të bëjnë ankimin në formë korrekte juridikisht, por ta helmojnë opinionin.

Sot po ndodh e njëjta gjë. Janë efektet e atij helmimi të vitit 2009-2010 që nuk lë njeri as të shohë qartë e as të lexojë dhe kuptojë se çfarë do të thotë një term dhe një deklaratë nga tjetra, por mjafton të ngresh temperaturën me fjalën “greku” dhe 70% e dëmit është bërë.

E mira e kësaj pune është jo vetëm mësimi për z. Rama që reagon sa herë ndjen rrezikun për vete, por edhe zbulimi që po bëjmë për dashurinë e presidentit për Kushtetutën. Vetëm se tallja duhet të ketë një cak. Marrëveshjet ndërkombëtare firmosen, ratifikohen nga Parlamenti dhe mandej duhen dekretuar. Dhe mund të ankimohen sërish në Gjykatë. Ndaj përpara se të zbulohet tradhëtia e radhës është mirë që edhe të sqarohet opinioni. Qoftë edhe nga opozita, e cila nuk mund të sillet njësoj si PS-ja dikur.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ua kane thene gabim. Kundershtohen ne Gj.K. akoma pa u ratifikuar me ligj ne Kuvend e dekretuar nga Presidenti. Ndryshe, po hyri ne fuqi, vetem te ndryshosh Kushtetuten, se s'ke ç'i ben me.

Submitted by Aqif (not verified) on

Ky eshte shteti i palacove dhe i maskarenjve. Te gjithe maskarenjte ne pushtet kane "dalur nga gjiri i popullit"! Si dikur Partia e Punes .
Nisja nga maskarada ne kufi me Greqine per shkak te incidentit td krijuar nga cubi i Miridites Sander Leshi qe desh e coi per Lesh azildhenesin nga UNCR pothuaj dhjete vjete nd Shqiperi (tashme i duhej dhene edhe shtetesia shqiptare) Ehsan Bidi qe, e kondrabandoi ilegalisht nd Greqi dhe asnje media apo anal- list nuk shkroi apo kritikoi qeverine shqiptare por heshten. Dhe vetem flisnin per rradhe nd pikat kufitare e fajesonin Greqine per keqtrajtim te taksapaguesve alvanose....

Sot, flasin per ujerat kufitare me Greqine, permendin edhe Turqine. Nuk guxojne td thone sd kush eshte gabim e kush ka te drejte sepse nen ze "greku eshte maskara" e ne realitet shqiptaret perendimoriste qe ne mesjeten e erret mbrojten Evropen nga turqit aziatike edhe sot duhet td rreshtohen me Perendimin qe eshte kundra Turqise dhd pro Greqise.

I ka zene belaja, me anal - iste dhe me qeveritare. Dje debonin ambasadorin Iranian per td kenaqur Ameriken, njohen Juan Guadidon per president te Venezueles per te kenaqur Perendimin, keta per epshet e Amerikes (po te mos ishte Trump ) edhe Jerusalemin do e nnihnin kryeqytet te Israelit, sic ben kombi sharlatan kosovar (pa u njohur nga Israeli) ben parada me flamuj israelit neper Prishtine per diten e themelimit te shtetit israelit, thuaj se je ne israel, njesoj si dikur prinderit e tyre me flamujt nazist.
Nxjerrin ne tribune me flamurin e patriotit Eleni Kocaqin qe as nuk e pyesin dhe as nuk (vete ajo) guxon te thote sd kush ka te drejte, Turqia apo Greqia. Flasin per kufijte ujore dhe nuk dine si t'i japin zgjidhje.

Si shtet, (si gjithmone jane te paret per deklarata) nuk jane rreshtuar perkrah Perendimit dhe BEse kundra Turqise, ose te pakten me Turqine qe t'i tregonin dhembet e qumshtit grekut te pabese.....
Nuk po na del (prite se do te dale me vone) as prijesi i shqiptareve Marin Mema me ndonje emision ku td gjeje damaret e gjakut te pidhazgeve dhe illyreve ne tabanin e detit jon me polumbare....
Nuk po na i bekon me hutbe keto ujera (akoma) as hoxhe shqiptaria Elvis Presley Naqi. As Kreshnik Spahiu qe dikur nga Agjio Saranda shikonte Korfuzin me dylbi sikur ata gjeneralet e luftes qe bejne mesymje....Ndoshts eshte i zene me plastic surgery, facelift. Kane lene vetem Eleni Kocaqen te "ngreje alarmin", te luaj rolin e atdhedasheses.
Ky eshte shteti i sotem qe nuk ka linje te tijen, mire qe iu doli Mali i Zi me zgjechjet dhe po luajne rolin e kujdestarit, me direktiva.... Thuaj se keta jane fuqi Ballkanike dhe vendosin per fatet e fqinjeve, o shtet i tromaksur qe po te mbyt kolera dhe korona.

Submitted by Taçokukakamenvet (not verified) on

Që ky është shtet palaço ke te drejte ,por që dhe ti qënke palaço kur banalizon emrat e të tjerëve kjo duket sheshit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.