Katër ditë në radhë për të shmangur 7 ditë karantinë! Pykë në Diell!

Postuar në 15 Gusht, 2020 20:43

Fajin e ka greku. Normal që e ka. Kot nuk është grek ai!

Fajin e ka qeveria. As diskutohet fare. Sidomos kur mendon që qeveria ia fut plazh në Dhërmi.

Po tjetër kush e ka fajin? Kronavirusi po e po, që e hëngërt veremi e hëngërt! Duhet ta kenë dhe njerëzit vetë, shqiptari i pagdhendur e i pagdhendshëm që cytet në radhë sa për t’i ikur karantinës, aq edhe për të kursyer lekët e tamponit. Pasoja: katër ditë në radhë në mes të diellit në Kakavijë.

Shikoni se çfarë shkruan një media shqiptare për këtë situatë, kuptohet pasi në dekllaratë dolli qeveris shqiptare:

Absurditeti i kesaj situate eshte se njerezit pranojne te qendrojne ne radhe prej kater ditesh nen diell dhe ne kushte emergjence per te shmangur vetem 7 dite karantinim ne komoditetin e shtepise se tyre ne Greqi. Ky eshte rregulli i ri i autoriteteve greke qe nis duke filluar nga e hena

Po njerëzit vetë nuk kanë asnjë përgjegjësi? Asnjëherë? Gjithë kohës njerëzia është e mençur xhanëm vetëm se kësaj radhe, megjithë njoftimet e dhëna e stërdhëna zgjodhi vetë me dëshirë dhe me cingunllëk të qëndronte pykë në diell. T’i bëjë mirë!

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Qe neser e tutje, topi mbetet realisht ne fushen e qeverise te shqiperise. Kush kalon kufijte tokesor me Greqine, duhet te paraqese test negativ per Covid-19 te kryer brenda 72 oreve te fundit ne nje laborator te liçencuar nga "qeveria shqiptare". A e dini sa laboratore te tille ka ne gjithe shqiperine?.... 2 dhe vetem ne Tirane!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.