Rryshfeti 6 mln euro/Zaev po negocion gjykimin nga gjykatës shqiptarë që kanë kaluar vettingun

Postuar në 12 Korrik, 2020 22:48

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është përfshirë së fundmi në një skandal të madh që e sheh atë të akuzuar se merr 6 milionë euro rryshfet. Lidhur me këtë skandal qarkullon një material në internet me zërin e tij që flet për paratë.

Situata është e rëndë dhe Zaev, një investim perëndimor po dështon keq. Në këtë kuadër, nisur nga mënyra sesi u trajtua paraardhësi i tij, Gruevski, bëhet e ditur se Zaev ka kërkuar të gjykohet jashtë vendit. Burimet diplomatike thonë për “Të Kripura” se Zaev ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe gjykim nga gjykatës shqiptarë që kanë kaluar vettingun. Ai është këshilluar në këtë drejtim nga ambasada amerikane në Shkup që i ka dhënë garancitë se gjykatësit shqiptarë që kanë kaluar vettingun janë garancia më e mirë për një drejtësi të pavarur. Një premtim ka dhënë edhe kreu i OSBE-së, Edi Rama i cili thuhet se ka sqaruar z. Zaev mbi dispozitat e ligjit kundër shpifjes, i cili pritet të adoptohet në Maqedoninë e Veriut në kushtet e reja politike që janë krijuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.