Për kë po kollitet kësaj radhe deputeti socialist?

Postuar në 02 Korrik, 2020 14:02

Deputeti socialist, Taulant Balla, njëkohësisht kryetar I Grupit Parlamentar të partisë, ka kqërkuar sot nga Bordi Drejtues I RTSH-së që të anullojë kontratën e blerjes së ndeshjeve të Champions League.

Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizoni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit.

Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe më parë pa i parë.

Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet

u shpreh ky deputet në sallën e Parlamentit.

Nuk dihet nga buron ky merak për shpenzimin buxhetor nga një deputet i një shumice që në mesin e pandemisë premton rrugë 1.2 miliardë euro. Dhe rrugë që presin madje. Që jep këste mujore për inceneratorë që nuk janë në punë, ndërkohë që shpenzimi I RTSH-së i shërben të gjithëve sepse shohin ndeshjet falas. Sinjali i transmetimit? Argumenti është qesharak, pasi ne e dimë të gjithë se fantazma e RTSH-së të përndjek kudo në territorin e Republikës.

Ky njeri që sot del kundër shpresës për të parë ndeshjet falas, është po i njëjti që propozi ligjin për aksionet në media që mundëson kontrollin personal mbi to në kundërshtim me kërkesat e BE-së. Dhe është po ky që dikur në opozitë merrte rol në mocione ndaj një ish-ministri që kishte të bënte me televizionin publik e që akuzohej se e bënte këtë në emër të subjekteve private. Mos u gënjeni nga pamja e Taulantit! Pyetja e vetme është: për kë po kollitet tani?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.