Izraeli nis ndërtimin e "Ramat Trump" në Lartësitë Golan

Postuar në 14 Qershor, 2020 17:30

Busti i Hillary Klinton në Sarandë mund të duket pak i çuditshëm dhe i pavend, por Izraeli duket se ka parakaluar. Mediat raportojnë se në këtë vend ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar. Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.

Sot ne nisim hapat praktikë në krijimin e komunitetit Ramat Trump në Lartësitë Golan, sovraniteti i Izraelit mbi të cilat u njoh nga Presidenti Trump

citohet Netanyahu.

Proklamata e Trump për njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartëisë Golan u firmos më 25 mars 2019. Deri në atë kohë për këtë zonë të diskutueshme funksiononte një rezolutë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nga viti 1944 deri në vitin 1967, Lartësitë Golan i takonin Sirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.