ramat trump

Izraeli nis ndërtimin e "Ramat Trump" në Lartësitë Golan

Postuar në 14 Qershor, 2020 17:30

Busti i Hillary Klinton në Sarandë mund të duket pak i çuditshëm dhe i pavend, por Izraeli duket se ka parakaluar. Mediat raportojnë se në këtë vend ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar. Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.

Subscribe to RSS - ramat trump