komuniteti

Beteja e komuniteteve me qeverinë dhe klientët e saj

Postuar në 10 Mars, 2024 15:44

Prej disa javësh tashmë është duke u zhvilluar një protestë e banorëve të zonave të Lumit të Vlorës për ndërtimin e një ujësjellësi që do të çojë ujin në Himarë. Përmes disa kronikave televizive mund të shihen banorë të zonës që paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe se përmes këtij ujësjellësi do të cenohet e gjithë zona. Në vitin 2022, në të njëjtën zonë pati një tjetër reagim - atëkohë për ndërtimin e katër hidrocentraleve në lumin në fjalë – duke sinjalizuar kështu për interesa të mëdha që lobojnë për pasuritë e zonës. 

Izraeli dëbon hebrejtë me ngjyrë

Postuar në 12 Shtator, 2021 17:19

Autoriteti i Popullsisë dhe Imigrimit i Izraelit u ka refuzuar apelin 51 anëtarëve të komunitetit hebraik izraelit për një urdhër dëbimi të lëshuar për ta prillin e kaluar. Urdhri në fjalë i njoftonte ata të largoheshin nga Izraeli brenda 14 ditëve.

Komuniteti në fjalë pritet ta apelojë vendimin në një gjykatë të çështjeve administrative në Be’er Sheva.

Izraeli nis ndërtimin e "Ramat Trump" në Lartësitë Golan

Postuar në 14 Qershor, 2020 17:30

Busti i Hillary Klinton në Sarandë mund të duket pak i çuditshëm dhe i pavend, por Izraeli duket se ka parakaluar. Mediat raportojnë se në këtë vend ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar. Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.

Shkoza, Zharrëza dhe 1 milionë shuplakat

Postuar në 19 Shtator, 2017 22:25

Sot në disa media pranë qeverisë mbinë si papritur dy dokumente që provojnë se projekti i zgjerimit të rrugës në Shkozë dhe më tej amendimi i kontratës së parë, është bërë që në kohën kur në pushtet ka qenë qeveria e koalicionit PD-LSI. E gjendur përballë një situate të pakëndshme të krijuar nga protesta e banorëve të zonës, qeveria shqiptare nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa t’u thotë banorëve që

vendimin e ka marrë PD-ja me LSI-në 

Subscribe to RSS - komuniteti