Vuçiç: Në Malin e Zi po synohet dëbimi i plotë i serbëve brenda 10 vjetëve

Postuar në 20 Maj, 2020 11:19

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic mendon se në Mal të Zi po vihet në skenë një spastrim etnik që konsiston në largimin nga vendi të të gjithë serbëve brenda 10 vjetëve.

Qëllimi është që populli serb të zhduket nga Mali i Zi në një dekadë

tha ai gjatë një takimi me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Sipas tij themelimi i kishave të reja nuk ka mbështetje sidomos kur ato frymëzohen si akte nga politikanët.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi nuk duam t’u bëjmë atyre atë që na bënë ne

ka shtuar ai.

Në Malin e Zi së fundmi ka patur tensione për shkak të një ligji të ri për lirinë fetare në vend që parashikon ndër të tjera edhe prekjen e pronave të Kishës Serbe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.