49 ditë në karantinë, 7 tamponë...sërish pozitiv

Postuar në 28 Prill, 2020 12:58

7 tamponë dhe sërish pozitiv me CoVId-19. Zyrtarisht quhet i sëmurë, praktikisht nuk ka më asnjë simptomë. Ky është rasti i një kryebashkiaku në provincën e Kremonës në Itali, Diego Vairani që ndodhet në izolim për 49 ditë. Pra që nga 9 marsi kur rezultoi pozitiv nga tamponi i parë. Një dramë më vete jo vetëm personale, një pasojë e paparashikuar e një infeksioni që “nuk ka” rregull. Vairani thotë se jeton në izolim në shtëpi me bashkëshorten dhe vajzën. E shoqja rezulton pozitive me 8 tamponë, kurse vajza rezulton negative.

Një shembull i qartë që na thotë se asnjë prej të sëmurëve nuk duhet stigmatizuar pasi siç po shihet një i infektuar me simptoma është më pak i rrezikshëm se një asimptomatik.

Mbi të gjitha është shumë e vështirë psikologjikisht

shprehet ai.

Çfarë ndodh në këtë rast? Asgjë, tampon i radhës më 30 prill ose 4 maj. Në pritje. I sëmurë, por pa asnjë simptomë. Kur thoshim shpesh se njerëzit janë bërë më pak socialë, ndoshta gabonim rëndë. Sot të duhet të karantinohesh dhe befas kupton sesi raporti i vërtetë nuk është me njerëzit, por me natyrën dhe ato gjëra që kalojnë si pa u vënë re për shkak të përditshmërisë sonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.