Kriza e pandemisë, Borrell: Fondet e parashikuara për Ballkanin Perëndimor nuk preken

Postuar në 09 Prill, 2020 14:01

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se adresimi i fondeve europiane për luftën kundër pandemisë, nuk do të prekë fondet e përcaktuara më herët për vendet partnere. 

Asnjë vend nuk do të humbasë paratë e alokuara më parë për ta nga BE për shkak të kalimit të fondeve në atë që e shohim si prioriet. Niveli i ndihmës së BE për çdokën do të jetë i njëjti dhe sasia e drejtuar në çdo vend do të varet nga shkalla e zbatimit të programit

citon Tanjug, Borrel.

Më herët Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se BE-ja ka menduar të japë 290 milionë euro shtesë për rimëkëmbjen social-ekonomike të Bashkimi Europian. Në total fondi i BE-së për Ballkanin Perëndimor në përballjen me pasojat e pandemisë, shkon 700 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.