Qeveria shpenzon 307 milionë lekë për mbrojtjen personale të personelit nga CoVid19

Postuar në 22 Mars, 2020 14:14

Qeveria ka nisur të aplikojë formën e prokurim të drejtpërdrejtë për blerjet që janë të domosdoshme për mbrojtjen personale në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Përmes një vendimi qeveria ka vendosur të blejë materiale me vlerë 307 milionë lekë nga bashkimi i dy operatorëve.

Miratimin e kontratës me objekt “Blerje materiale  për  mbrojtjen  personale  (MMP)  për  COVID-19”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe bashkimin e operatorëve, shoqëria “Farma Net Albania”, sh.p.k dhe shoqëria “Euromed”, sh.p.k., me vlerë 346 105 800 (treqind  e  dyzet  e  gjashtë milionë e njëqind e pesë mijë e tetëqind) lekë me TVSH, të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë me fond limit 307 864 333 (treqind e shtatë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH,  sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi

thuhet në vendim që mban datën 21 mars.

Prej kohësh qeveria deklaron se ka qenë gati për situatën e tanishme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.