Llapademia e kërcënimeve boshe

Postuar në 13 Mars, 2020 23:22

Kryeministri ka paralajmëruar sot të gjithë ata që duan të përfitojnë nga situata aktuale. Farmacitë që rrisin çmimet do t’u hiqet liçenca, ushqimoret që rrisin çmimet do t’u hiqet e drejta për të tregëtuar, personat që qarkullojnë me makinë, do t’u hiqet patenta. 

Zoti Rama e shpalli kështu veten Zot në ferrin e pandemisë shqiptare. Por me çfarë do t’i bëjë këto ndalime? Me cilin ligj, dekret, apo urdhër që të ketë vlerë? 

Ne nuk kemi në dorë asnjë akt që të diktojë këto rregulla të përkohshme në treg. Kemi vetëm kërcënimin e kryeministrit me të cilin janë mësuar të gjithë tashmë. 

Zakonisht përvoja e mëson njeriun të ndryshojë qëndime dhe veprime. Zotit Rama mesa duket i ka mësuar se me shqiptarët mjafton kërcënimi verbal. Është kjo arsyeja që pas çdo ububuje nuk ndodh asgjë. Gjërat duhen të kenë fuqi administrative dhe ligjore edhe të kenë kuptim. Përndryshe vazhdojmë me Llapademinë e qeverisjes që thotë shumë, por siç po e dëshmojmë ka bërë një vrimë në ujë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.