Taksa 100%, Konjufca: Shqipëria nuk na dha të njëjtën mundësi që i dhamë ne

Postuar në 19 Shkurt, 2020 14:40

Tarifa e qeverisë “Haradinaj” për mallrat serbe ka favorizuar eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës. Por e anasjellta nuk ka ndodhur në raport të barabartë. Në konferencën e përbashkët të shtypit që pati me homologun Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në qeverinë “Kurti”, Glauk Konjufca, tha se vendosja e tarifës për mallrat serbe i trefishoi shkëmbimet tregtare nga Shqipëria drejt Kosovës, por ato në drejtim të kundërt nuk janë rritur në të njëjtën masë.

Të përmirësojmë shkëmbimet tregtare. Që prej vendosjes së tarifës nga qeveria Haradinaj, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë në drejtim të Kosovës janë rritur me 300%. Por kjo nuk ka ndodhur në të njëjtën masë me shkëmbimet që shkojnë prej Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Kjo duhet të përmirësohet, natyrisht që edhe raportet tregtare dhe ekonomike duhet të pasqyrojnë interesin e përbashkët”, tha ai.

Konjufca vlerësoi iniciativën e ministrit Cakaj për të bashkëuar partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës.

Ne e çmojmë këtë iniciativë. Cakaj më informoi që të njëjtën gjë është gati ta bëjë edhe me partitë e Malit të Zi. E falënderojmë Shqipërinë për ndihmën e dhënë për pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka qenë aktive në mbrojtjen e Kosovës nga fushata e Serbisë për çnjohjet. Cakaj më informoi që Shqipëria është e gatshme të japë ndihmën e saj edhe gjatë kryesimit të OSBE-së”, tha Konjufca.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.