Aleksandër Frangaj po ndërton, është Lajm. Edi Rama dhe Veliaj po japin Lejen, nuk është Lajm

Postuar në 18 Shkurt, 2020 11:21

Dita e bukur e donacioneve është prishur sot nga Aleksandër Frangaj. Sipas mediave të ndryshme ky i fundit po lobon që të ndërtojë një kullë te kodrat e Liqenit, në mjediset e Lion Park. 

Aty në fakt ka rreth e qark ndërtime pa fund dhe Frangaj siç e ka zakon po kërkon të fusë hundët edhe te barishtet e freskëta të Tiranës. 

E zëmë se ky është një problem. Po problemi tjetër që ka të bëjë me aspektin gazetaresk, pse nuk raportohet? Ku po lobon Aleksandër Frangaj? Po i lutet yjeve nga taraca e Tv Klanit? 

Cili është qëndrimi i Bashkisë për këtë çështje? Po i qeverisë? Le të zbardhet nëse ka ndonjë akt legalizimi krejt të paligjshëm në këtë zonë dhe pastaj të na thuhet se mbi ç’bazë administrative dhe ligjore do veprohet për të ndërtuar? Kush e ka përgjegjësinë juridike në këtë rast? 

Ne drejtohemi nga një qeveri që ka dy VKM për tkurrjen e qendrës historike të Tiranës, Zonës së Mbrojtur përmes të cilave janë lejuar ndërtime. Çfarë të bëjmë, moral ndërtuesve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.