Forcohet miqësia Trump-Erdogan

Postuar në 24 Shtator, 2019 10:16

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, është bërë "miku" i tij pas negociatave për lirimin nga autoritetet turke të pastorit Andrew Craig Brunson.

Trump shtoi se qeveria e tij ishte "e emocionuar" që kishte arritur të lironte Brunson pas një "negociimi shumë të shkurtër të zhvilluar me respekt, me një burrë shumë të fortë dhe një njeri që për fat të mirë, është bërë miku im". "Unë e thirra presidentin Erdogan dhe i thashë, ai është një njeri i pafajshëm . Ata janë përpjekur të lirojnë Andrewin për një kohë të gjatë"-tha Trump, duke iu referuar qeverisë së ish-presidentit Barack Obama.

"Unë nuk mendoj se ata u përpoqën shumë, për fat të keq. Por unë dua të falënderoj Presidentin Erdogan dhe dua t'ju falënderoj pastor që keni qenë këtu me ne"-theksoi presidenti republikan gjatë një aktiviteti për lirinë fetare të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Vitin e kaluar, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë u prishën pas burgosjes dhe gjykimit të pastorit evangjelist Andrew Craig Brunson me akuzwn e terrorizmit. Branson u la i lirw  më 12 tetor të vitit të kaluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.