Politika e Jashtme/Risiguroi vendin e fundit për Shqipërinë dhe ndonjë ekspozitë personale

Postuar në 14 Shtator, 2019 13:24

Gjermania do të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut në tetor, kurse Shqipëria do të duhet të presë. Portali European Western Balkans citon një studies në Berlin, Bodo Weber, sipas të cilit Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, kurse Shqipëria do të ketë kushtëzime përpara se të hapen negociatat.

Për mua nuk është një çështje e ndarjes, në fund kjo nuk do të thotë se të dyja vendet nuk do të nisin negociatat në të njëjtën kohë. Kini parasysh se ky është vetëm hapi i parë dhe pastaj vijohet ma hapjen e kapitujve. Mund të ndodhë, por nuk k apse të jetë kështu. Është e rëndësishme të respektohet parimi i BE-së për meritën e gjithësecilit

është shprehur Weber.

Ky qëndrim përkon me realitetin politik dhe nuk përcjell ndonjë preferencë. Kjo është e qartë tashmë për Tiranën zyrtare përfaqësues të së cilës janë pritur në Berlin pavarësisht se për vendimin pozitiv ka dilema. Kryeministri Rama përsëriti dje se Shqipëria kërkon vetëm atë që i takon dhe nuk po lyp, teksa nga ana tjetër shtoi se Europa po bëhet më e ngurtë. Janë dy anë të të njëjtit shqetësim, atij për dështimin e dukshëm. Zoti Rama mund të gënjehë shqiptarët në Shqipëri se Jo-në e BE-së e mori për shkak të protestave të opozitës, por kryebashkiakët e vet me të shkuar kriminale nuk ka sesi t’i justifikojë.

Ish-ministri i tij i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri bredh i lirë dhe është njeriu i reformës zgjedhore. Por a ka njeri serioz të besojë në qëllimet e mira të qeverisë shqiptare kur ajo përfaqësohet nga kësi njerëzish? 

Në fund z. Rama dhe ogiçi i tij në Ministrinë e Jashtmëe nuk po flasin më për mundësinë e destabilitetit në Ballkan nëse Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut. Arsyeja është fare e qartë: Tirana nuk kontrollon asgjë nën këtë diell përveçse ndonjë zënkë fshatarësh për hunjtë e gardhit në toka të xanuna. Ndaj përveç se e mbajti e dinjitet vendin e fundit për vendin e vet, z. Rama nuk duket të ketë siguruar ndonjë gjë pos ekspozitave personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.