Paris, klienti vret kamarierin se i'u vonua sanduiçi

Postuar në 19 Gusht, 2019 09:17

U mërzit sepse iu vonua sanduiçi që kishte porositur, kështu që nxori armën dhe qëlloi kamerierin!

Ky incident i pazakontë me një fund  tragjik për kamarierin 28-vjeçar ndodhi të premten në mbrëmje në picerinë Mistral në periferi të  Parisit, e cila është e bllokuar tashmë nga policia.

Dëshmitarët thanë se klienti i picerisë ishte i tërbuar me faktin se duhet të priste. Pyetja e të gjithëve në Noisy-le-Grand është një: "E vrau për një sanduiç?"

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, policia ishte njoftuar nga kolegët e 28-vjeçarit se një klient kishte qëlluar me armë.  28-vjeçari mori plumba shpatull dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve,nuk arriti të fitojë betejën me vdekjen. Vrasësi u arratis në drejtim të paditur dhe është  shpallur në kërkim.

Comments

Submitted by Mihal Kokedhieri (not verified) on

E more çun , te vrasin keta plerat franceze. Vije ne Himare mor lumadh , perveç se shpetoje pa u vrare, do ia kishe shkerdhyer librin e dasmes atij klientit sherdhate qe nuk pret ne radhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.