Sporti i ri i konstatimit të pavlefshmërisë, Gjinushi: Dekreti i Metës është nul

Postuar në 13 Korrik, 2019 16:36

Kryetari i zgjedhur, por i pa dekretuar nga Presidenti i Republikës, Skënder Gjinushi, thotë se akti i Ilir Metës është nul. Sipas tij, presidenti me dekretin e refuzimit për ta emëruar atë në krye të Akademisë së Shkencave nuk mund të bëjë nul një proces zgjedhor në një institucion.

Rezultati i zgjedhjeve është bërë publikisht i njohur dhe zyrtarisht dhe ligjërisht. Dhe është një rezultat i pa cenuar dhe i paprekur nga askush. Presidenti i Republikës nuk mund ta zhbëjë procesin zgjedhor të zhvilluar pranë këtyre institucioneve autonome. Kështu që dekreti është haptas nul, haptas një vendim absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka asnjë referencë në ligjin e Akademisë së Shkencave, ku thuhet se mund të refuzohet emërimi

u shpreh Gjinushi.

Mesa duket konstatimi i pavlefshmërisë së një akti është bërë sport i dashur për shumëkënd në Shqipëri. Së fundmi edhe Qendra e Publikimeve Zyrtare nuk ka publikuar dekretin e Presidentit që shpall zgjedhjet e reja në datën 13 tetor, ndoshta duke ia lënë arsyetimin e pavlefshmërisë operatorit që bën hedhjen në web të akteve.

Zoti Gjinushi sjell si krahasim faktin që Presidenti është zgjedhur president duke qenë kryetar patrtie. Kjo mund të jetë e vërtetë, por një parregullsi të tillë ka për detyrë Kuvendi i Shqipërisë ta konstatojë. Zoti Gjinushi nuk është analist por kandidat i zgjedhur për drejtimin e Akademisë së Shkencave, i cili formalisht, honorifikisht ose jo emërohet nga Presidenti i Republikës. I pëlqen apo jo atij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.