7 turistë të vdekur nga stuhia ne Halkidiki (Video)

Postuar në 11 Korrik, 2019 11:23

Makina të kthyera përmbys, pemë të çrrënjosura, shtëpi e dyqane të shkatërruara, por edhe 7 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Ky është bilanci tragjik i stuhisë vrastare që goditi plazhet e njohura të Halkidikisë në Selanik mbrëmjen e së mërkurës. Tre ishin zonat më të prekura Sozopoli, Nea Plajia dhe Nea Potidha.

Brenda pak minutash, stuhia përfshiu gjithçka, duke lënë pas shkatërrimin dhe vdekjen. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç. Mënyra sesi ata humbën jetën ishte tragjike.

Një peshkatar rezulton i humbur. Qindra turistë dhe banorë janë dërguar në spitale me fraktura të rënda. E gjithë zona mbeti pa energji eletrike, ndërsa dëmet janë të pallogaritshme. Autoritetet kishin paralajmëruar për përkeqësimin e motit, në mesjavë dhe për marrjen e masave. Qendra e Emergjencave kishte marrë mbi 600 thirrje për ndihmë.

Autoritetet kishin paralajmëruar për përkeqësimin e motit, në mesjavë dhe për marrjen e masave. Qendra e Emergjencave kishte marrë mbi 600 thirrje për ndihmë. Para se të mbërritnte në bregdetin e Halkidikisë, një prej zonave më të frekuentuara nga turistët, stuhia përfshi edhe qytetin e Selanikut duke rrëzuar pemë e përmbytur rrugë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.