Greqia nënshkruan marrëveshje me ExxonMobil dhe Total për eksplorim në rajonin e Kretës

Postuar në 29 Qershor, 2019 14:21

Greqia ka nënshkruar marrëveshje për eksplorimin e rezervave të mundshme të gazit në det me dy kompani të mirënjohura: ExxonMobil dhe Total.  Në konsorcium me Hellenic Petroleum, dy kompanitë do të eksplorojnë fushat e Kretës, në jug dhe në perëndim të ishullit në fjalë.

Për dy vjet do të kemi një pamje të qartë për rezervat tona në këtë zonë

tha kryeministri grek, Alexis Tsipras në një fjalim mbajtur me këtë rast. Sipas tij marrëveshja me dy kompanitë në fjalë shënon nisjen e shfrytëzimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike të vendit.

Ky zhvillim ofron një tjetër perspektivë për rolin gjeopolitik të Greqisë, por në të njëjtën kohë edhe një tjetër profil për ekonominë greke

vijoi ai.

Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, George Stathakis u shpreh se kjo marrëveshje forcon prezencën greke në një rajon më të gjerë të Mesdheut Lindor dhe pas gjetjeve në Qipro, Izrael dhe Egjipt, kjo çon në krijimin e një poli të fuqishëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.