Vjen ndarja e madhe, epilogu i një "martese" të korruptuar politike

Postuar në 10 Qershor, 2019 10:10

Pa kaluar 1 orë e 30 minuta nga konferenca e jashtëzakonshme e Presidentit ku shtjelloi argumentat e tërheqjes së dekretit PS mblodhi kryesinë për të formalizuar qëndrimin se Meta duhet shkarkuar.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhenësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se procedurat për shkarkimin e Metës, do të nisin këtë javë.

“Të enjten në seancë plenare do të zhvillohet një debat i gjatë dhe shterues ku do të paraqiten të gjithë argumentet se si Meta ka dhunuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë kushtetutë të quajtur çdekretim. Ky debat do të përmbledhë të gjithë argumentet dhe më pas do t'i takojë Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ ta shqyrtojë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë pozicion dhe parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit”- tha Spiropali, duke shtuar se “Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund por kjo nuk na heq në të drejtë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.

Kjo mund të quhet një nga tre lëvizjet që Rama tha nga Berati se e vendos atë personalisht 3 hapa  para presidentit dhe opozitës. Kujtojmë që shkarkimi i Metës është epilogu i një martesë të korruptuar politike mes të dyve, fill pas përplasjes me 4 të vrarë në bulevard ku shkak i revoltës së socialistëve u bë blloku i Ilir Metës. Më pas ishin po ata që e zgjodhën President.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.