Salvini, njeriu kryesor politik në Itali pas zgjedhjeve europiane

Postuar në 28 Maj, 2019 10:44

Matteo Salvini është njeriu i ditës në Itali.  Zgjedhjet europiane kanë konfirmuar kreun e Legas si politikanin më të rëndësishëm, aq sa mediat italaine e kanë shpallur de facto kryeministër. 

Krahas tij edhe politikania e djathtë Giogia Meloni dhe Berlusconi kanë njohur rritje. Në skenë ka ridalë Partia Demokratike kurse lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë goditje. Kreu i kësaj të fundit, Luigi Di Maio ka njohur humbjen duke vënë gishtin mbi pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve të së majtës, por ka refuzuar të japë dorëheqjen. 

Nga ana e vet Salvini nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të riaktualizojë si domosdoshmëri axhendën e vet përqendruar kryesisht në zbutjen e barrës fiskale mbi italianët. 

Qeveria do të shkojë përpara nëse bën atë që presin të gjithë. Dhe njerëzit presin që ne të ulim taksat. Kjo është çështja, kjo është sfida

citohet Salvini. 

Ai ka propozuar miratimin sa më shpejt të taksës së sheshtë, të dekretit për sigurinë si dhe zgjerimin e autonomisë rajonale. Këto në planin e brendshëm që duket se jehojnë pozitivisht te një masë e madhe italianësh, ndërkohë që në planin e jashtëm, zv.kryeministri italian deklaron se ka ambicie për krijimin e një aleance të së djathtës në funksion të kontrollit të disa komisarëve të Bashkimit Europian. Mediat italiane shkruajnë se Salvini synon që një italian të drejtojë sektorin e konkurencës. 

Përtej këtyre aspekteve të dukshëm mbetet për t’u parë sesi do të ndryshojë politika e BE-së në raport me vende të tjera. Rezultatet kanë treguar se kontinenti nuk e tret mirë politikën evolutive dhe të ekuilibrit të deritanishëm duke kërkuar ndryshime që mesa duket janë përfaqësuar te forca si Lega e Salvinit. E qartë është se Shqipëria duhet të përgatitet për më pak miq në Bruksel. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.