Dokumentari tronditës për pedofilët e Kishës Katolike

Postuar në 13 Maj, 2019 13:08

Shok ka shkaktuar në Poloni një dokumentar që u postua të shtunën në YouTube, duke marrë 5 milionë shikime brenda 32 orëve.  Në qendër të tij janë dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale nga priftërinj të Kishës Katolike.

Dokumentari që mban autorësinë e gazetarit Tomas Sheklyski shigjeton hierarkinë e Kishës Katolike dhe qëndrimin e saj tolerues ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili. Gjithçka fokusohet te mungesa e  sanksioneve kundër tyre dhe heshtja e  Papa Gjon Pali II.

Me titullin "Just Do not Tell Anyone", një pjesë e dokumentarit është filmuar me një kamerë të fshehtë. Shumë priftërinj, të cilët shfaqen dhe që tani janë të moshuar, kërkojnë falje për sjelljen e tyre, ndërsa disa të ofrojë para për viktimat. Dokumentari publikohet tetë muaj pas filmit "Kleri" që  shkaktoi tronditje në Poloni ku denoncoheshin mëkateve e priftërinjve katolikë, në një vend ku shumica e 38 milionë banorëve janë fanatikë katolike.

Dy javë para zgjedhjeve europiane, dokumentari shihet si një goditje për Partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS), e ardhur në pushtet në 2015 me marrëdhënie të ngushta me Kishën Katolike.

Pa komentuar direkt në dokumentarin udhëheqësi i (PiS), Jaroslaë Kaczynski tha të dielën se autorët e sulmeve seksuale ndaj të miturve do të dënohet rëndë. "Ne jemi të gatshëm të ndryshojmë kodin penal, që do të thotë se ky krim (pedofilia) do të ndëshkohet shumë rëndë, ndoshta deri në 30 vjet burg"-Kaczynski. Aktualisht, abuzimi seksual i të miturve nën moshën 15 vjeç dënohet me burgim deri në 12 vjet.

"Unë jam thellësisht i tronditur nga ajo që pashë në filmin e Tomas Sheklyski. Kërkoj falje për të gjitha plagët që kanë shkaktuar njerëzit e  kishës"- tha kryepeshkopi Vociek Pollack. Megjithatë disa organizata janë ankuar se Kisha Katolike në Poloni nuk ka ndërmarrë hapa konkrete për të çuar priftërinjtë pedofilë para drejtësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.