Soreca: Progres-Raporti për Shqipërinë i ndarë nga çështja e vizave (Video)

Postuar në 17 Prill, 2019 12:35

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka komentoi sot vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Ai tha se Brukseli do të kërkojë prova nga qeveria e Holandës pasi 4 muaj më parë Komisioni Europian doli me një raport ku theksohej se Shqipëria i përmbush të gjitha kushtet për regjimin pa viza.

“Vetë qeveria holandeze në debatin që patën në Parlament nuk është shprehur që ka një lidhje të qartë ndërmjet udhëtimit pa viza dhe krimit të organizuar. Prandaj do të nevojiten të dhëna dhe statistika që të arrihet kjo lidhje që nuk është vërtetuar ende”-tha ambasadori i BE-së.

I pyetur nëse vendimi i parlamentit të Holandës do të ndikojë në raport-progresin e majit Soreca tha se këto janë dy gjëra të ndara dhe se vendimi i qershorit bazohet në të tjera kritere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.