Nga Europa në Gjirin Persik, vendimi i Trump për Lartësitë Golan kundërshtohet nga të gjithë

Postuar në 27 Mars, 2019 19:35

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’ia njohur Lartësitë Golan Izraelit, është kundërshtuar nga një seri vendesh, përfshirë aleatët e SHBA-së. Vendet e Gjirit Persik, Irani, Bahrain, Katari, Kuvajti dhe Arabia Saudite e kanë kritikuar aktin në fjalë. Teherani zyrtar, i konsideruar armik nga SHBA-ja, e ka cilësuar veprimin të paprecedentë.

Askush nuk mund të imagjinojë që dikush në Amerikë të vijë dhe t’i japë një copë territori të një shteti, shtetit pushtues, kundër ligjeve ndërkombëtare dhe konventave

citohet presidenti Iranian, Hassan Rouhani.

Qëndrime kundërshtuese kanë mbajtur edhe vendet europiane, anëtarë të Këshillit të SIgurimit, Franca, Britania e Madhe, Gjermania Belgjika dhe Polonia që kanë rikonfirmuar se rezoluta e vitit 1981 për ta është në fuqi.

Edhe Libani ka dalë kundër përmes presidentit Michel Aoun, që shkruan në tuiter se

bota po dëshmon një ditë të zezë

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka deklaruar se Trump ka minuar procesin e paqes dhe se sipas tij, ai është inkurajuar nga heshtja arabe për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.