Ambasadorja gjermane: Rama zhgënjeu pritshmëritë e Merkel

Postuar në 12 Shkurt, 2019 20:36

Kulmi i promovimit politik të Edi Ramës mund të quhet pa frikë mbështetja e kancelares Merkel me vizitën në vitin 2015 në Tiranë. Veç aspektit politik u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në një  Konferencë Ekonomike Gjermano-Shqiptare. Pritshmëritë ishin të mëdha, por 4 vjet mbrapa edhe zhgënjimi është po aq i madh.

Ambasadorja gjermane thote se eksperienca e viteve të fundit ka lënë shije jo të mirë tek sipërmarrësit gjermanë që ushtrojnë prej vitesh aktivitetin e tyre në Shqipëri. Në pritjen e organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë Susanne Schütz foli për një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri.

“Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezente në tregun shqiptar. Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar.  Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri. Dëshiroj të inkurajoj të gjithë pjesëmarrësit, të rigjallërojnë entuziazmin e tyre, i cili u zgjua këtu në Tiranë në maj të vitit 2015 nga Kancelarja Federale, Angela Merkel gjatë hapjes së Konferencës Ekonomike Gjermano-Shqiptare”-deklaroi Schütz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.