Të lan e të lyen dhe të merr për budalla...

Postuar në 06 Shkurt, 2019 12:23

Unë sot do ju prezantoj me Drionën dhe historinë e saj krejt të thjeshtë për të gjetur punë: pa mik, pa njohje, vetëm duke aplikuar

Kështu shfaqet gazetarja e ERTV, Anjeza Maja, në një video promovim që është shpërndarë sot në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Secili mund të ndjekë videon e Drionës, e cila rrëfen përvojën e aplikimit pa mik dhe pa njohje. Mirëpo siç doli në media, Driona në fakt nuk ka filluar punë në këtë mënyrë, por krejt ndryshe. Me njohje dhe mik. Ose sepse ka qenë më herët e punësuar.

Pse vallë Edi Rama shkel përherë në dërrasë të kalbur dhe del bllof kaq shpesh? Ndoshta nga dëshira për të përcjellë nëj frymë pozitive, mund të thotë dikush. Po atëherë le të krijojë kushte reale për aplikime. Mirëpo nëse një klimë e tillë do të ishte reale, pra e vërtetë, nuk do të kishte nevojë për videopromovime, pas ai do të ishte standardi i rekrutimit në shtet. Videot duan të sjellin përjashtimet për t’i paraqitur si rregull. Dhe përfundojmë te ky bllof i radhës që të bën të të vijë keq për kryeministrin e vendit. Një mënyrë për ta kuptuar simptomën e kësaj mënyre, sepse këtu kemi me të vërtetë me një patologji, po sjellim një përshkrim të shkurtër të bërë nga një njohje e vjetër personale e Edi Ramës, gazetari Ylli Rakipi, pak kohë më parë.Mesa duket kështu ka për të mbetur: ky është kryeministri që i merr të gjithë për budallenj, ndaj edhe në fund mbetet para pasqyrës për atë që është në të vërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.