PD do anulojë koncesionet? Deklaratë politike

Postuar në 04 Shkurt, 2019 16:40

Prej muajsh deklaratat politike kanë shenjestruar Kontratat koncesionare për vepra të ndryshme publike, kryesisjt ato infrastrukturore. Pas skandalit të falsifikimit të dokumentave nga kompania DH Albania, ministrja e re e Infrastrukturës Belinda Balluku fokusoi vendimin tek investime energjitike, duke pezulluar më shumë se gjysmën e kontratave të HEC-eve. Nga ana tjetër, opozita paralajmëron shfuqizimin koncesioneve dhe konfiskimin e pasurisë menjëherë pas ardhjes në pushtet. Por për ekspertin Selami Xhepa, deklarata e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me këtë është politike, dhe ka si qëllim të frenojë qeverinë në këtë aspekt.

Ajo deklarata e PD-së është një qëndrim politik ngaqë kontratat që mund të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe e për të cilat ka dyshime të cilat mund të jenë bërë jo mbi baza normale juridike, pra që nuk kanë një bazueshmëri juridike ato do të rishikohen, ato vet siç thashë edhe njëherë nuk duhet të ekzistonin. Unë e kosideroj këtë më shumë si një paralajmërim që vjen nga një parti politike për të influencuar sjelljen e qeverisë që të sillet në mënyrë më të përgjegjëshme”, deklaroi Xhepa.

Basha paralajmëroi edhe bankat të tregohen të kujdesshme pasi as ato nuk do të kursehen nga hetimi për kontratat. Deklaratë për cilën, sipas Xhepës nuk ka asnjë arsye shqetësimi, në kushtet kur bankat nuk financojnë në vlera të mëdha.

Bankat sigurisht kanë rregullat e tyre të mbikëqyrjes, kanë rregullat e tyre të menaxhimit të rrezikut, qoftë të rrezikut të kredisë, qoftë të rrezikut të kushteve të këmbimit nësë bëhet fjalë që mund të merret në monedhat e huaja. Në qoftë se industritë apo investitorët mund të marrin përsipër rreziqe që janë të shtuara edhe përtej mundësive të tyre financiare banka duhet të jenë më të kujdesshme në mënyrën e negocimit, në mënyrën e menaxhimit të rrezikut, e shtrirjes së kredive tek këto lloj investitorësh. Bankat janë të ndërgjegjëshme për këto lloj reziqesh”, deklaroi eksperti i ekonomisë.        

Ndërkohë referuar akuzave se borxhi publik është në rritje dhe se PPP-të kanë një ndikim tepër të madh, edhe eksperti Xhepa i qëndron këtij mendimi, duke pohuar madje se përzgjedhja e fituesve është tërësisht politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.