Bill Gates, miliarderi që pret radhën

Postuar në 18 Janar, 2019 17:45

Mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por kjo nuk e pengon nga kënaqësitë e thjeshta të jetës, si shijimi i një burgeri në një fast food për njerëzit e zakonshëm.

Pritja në rradhë e Bill Gates fundjavën e kaluar në Seattle ngjalli habinë e të pranishmëve të cilët nxituan për të fotografuar.

Themeluesi i Microsoft, pasuria e të cilit i kalon 95.5 miliardë dollarë, pret me durim në mes të të ftohtit, me duart në xhepa, i veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe atlete të zeza.

Vlen të përmendet se, burger me patate dhe një pije nuk i kalon 10 dollarë. Shfaqja casual e 63-vjeçarit u komentua gjerësisht në mediat sociale kur një ish-punonjës i Microsoft-it publikoi fotografinë e Gates duke pritur në radhë.

"Ai ka një pasuri gati 100 miliardë, është një prej filantropëve më të mëdhenj në botë, por është duke pritur në radhë për të marrë një burger me patate dhe coca-cola si të gjithë ne. Kështu sillen të pasurit e vërtete dhe jo si figuraxhiu i Shtëpisë së Bardhë"-shkruajti Mike Galos në postimin e tij. Fotoja grumbulloi 15,000 pëlqime si në disa orë dhe mbi 12,000 shpërndarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.