Bill Gates

Po vijnë reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re

Postuar në 03 Qershor, 2021 16:16

Reaktori i parë me natrium do të ndërtohet në Uajomnig, në vendin ku më parë gjendej një fabrikë qymyri. Projekti do të zbatohet nga kompania e avancuar e reaktorëve bërthamorë në pronësi të miliarderit Bill Gates, TerraPower LLC dhe PacifiCorp, në pronësi të Berkshire Hathaway të Warren Buffet.

Një vaksinë e personalizuar për kancerin

Postuar në 08 Shkurt, 2021 13:03

Një vaksinë që lufton kancerin. Mund të duket vite dritë larg, por ka nisur të bëhet realitet. Filantropi Bill Gates, i angazhuar prej kohësh në çështjet e shëndetit publik botëror, thotë se shkencëtarët janë në prag të komercializimit të vaksinës së parë të personalizuar të kancerit. "Nëse funksionon siç shpresohet, vaksina, e cila e bën sistemin imunitar të një personi të identifikojë çdo tumor nga mutacionet e tij unike, mund t’u japë fund në mënyrë efektive shumë llojeve të kancerit", shkruan ai në MIT Technology Review.

Bill Gates, miliarderi që pret radhën

Postuar në 18 Janar, 2019 17:45

Mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por kjo nuk e pengon nga kënaqësitë e thjeshta të jetës, si shijimi i një burgeri në një fast food për njerëzit e zakonshëm.

Pritja në rradhë e Bill Gates fundjavën e kaluar në Seattle ngjalli habinë e të pranishmëve të cilët nxituan për të fotografuar.

Themeluesi i Microsoft, pasuria e të cilit i kalon 95.5 miliardë dollarë, pret me durim në mes të të ftohtit, me duart në xhepa, i veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe atlete të zeza.

Subscribe to RSS - Bill Gates